Rrjetet sociale janë bërë mjaft të rëndësishme në ditët e sotme.
Përmes tyre po bëhen virale me shpejtësinë e dritës ngjarjet e ndryshme dhe të pazakonta.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe tek gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munich, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, klubi bavarez e ka zgjedhur një metodë të pazakontë së fundmi.
Klubi më i madh gjerman ua ka dhënë mundësinë fansave që t’i dërgojnë videot në të cilat ata godasin penallti apo gjuajtje të lira.
E më pas, ata mundohen t’i kopjojnë yjet e klubit gjerman.
Kjo sfidë është quajtur “Copy the Penalty”, ose “Kopjo penalltinë”.
Dy lojtarët gjerman, Joshua Kimmich dhe Serge Gnabry janë zgjedhur që ta kopjojnë penalltinë e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi. /Gazeta Express/
https://www.instagram.com/p/CbYKO3QjKPB/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...