Sot është një ditë e veçantë për artisten shqiptare, Xhensila Myrtezaj, e cila feston ditëlindjen e saj.
E njohur për zërin e saj të ëmbël, prezencën karizmatike dhe shpirtin pozitiv, Xhensila ka fituar zemrat e publikut shqiptar ndër vite, me këngë që janë kthyer në hite të padiskutueshme.
Në këtë ditë të veçantë, artistja ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë të botës së muzikës, të cilat nuk ngurroi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Me një karrierë të konsoliduar dhe projekte të suksesshme muzikore, Xhensila është kthyer në një nga figurat më të përfolura dhe më të ndjekura në mediat rozë shqiptare.
Me stilin e saj unik, baladat emocionuese dhe projektet ritmike, ajo ka dëshmuar se është një artiste me shumë dimensione, që di të përshtatet me kohën dhe t’i qëndrojë afër publikut të saj. /Telegrafi/

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...