Rikthimi i Xhenetës në ekran shënon një hap të ri për karrierën e saj televizive, ndërsa Egli tashmë ka nisur të krijojë një profil të fortë në moderim pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4. /Telegrafi/
Dy ish-banoret e Big Brother VIP, Xheneta Fetahu dhe Egli Tako, do të jenë sërish përballë publikut, por këtë herë jo brenda shtëpisë më të famshme, por në të njëjtin program televiziv.
Xheneta dhe Egli u komentuan gjatë për historitë e tyre të ndërlidhura me Gjestin.
Fillimisht, Xheneta krijoi një lidhje me të gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, ndërsa më vonë artisti pejan u përfshi në një romancë me Eglin në edicionin e Shqipërisë.
Kjo situatë i bëri dy vajzat të shihen si rivale edhe jashtë formatit.
Megjithatë, tashmë ato do të ndajnë të njëjtën hapësirë televizive, pasi janë bërë pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.
Të dyja kanë role të ndryshme dhe nuk do të bashkë-moderojnë të njëjtën rubrikë, por prania e tyre në një program pritet të ngjallë interes dhe diskutime të shumta.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...