Princi William, Dukesha Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, janë fotografia perfekte familjare. Ata kanë dy djem dhe një vajzë, të cilët po ashtu kanë fansa në gjithë botën.
Kate dhe William janë njohur që në universitet, por marrëdhënia e tyre ka pasur ulje dhe ngritje dhe për shkak të disa mosmarrëveshjesh lidhja mes dy të rinjve përfundoi.
Çifti ishin të lidhur prej katër vitesh, para se Princi William të mos pranonte që të kalonte Vitin e Ri me familjen e Kate, vendim që çoi në ndarjen e tyre.
“Ne u ndamë për pak kohë. Por kjo ishte e drejtë, të dy ishim shumë të rinj, në universitet dhe po përpiqeshim të gjenim veten tonë, por kishim karaktere të ndryshme. Po përpiqeshim të gjenim rrugën tonë dhe po rriteshim. Kështu që ishte vetëm një lloj hapësire dhe funksionoi për të mirë,” -tha William.
Kate gjithashtu ka folur për ndarjen kur ata ishin të rinj:
“Unë mendoj se në atë kohë nuk isha shumë e lumtur për këtë, por në të vërtetë ajo më bëri një person më të fortë. Ju zbuloni gjëra rreth vetes që ndoshta nuk e keni kuptuar, ose mendoj se mund të konsumoheni shpejt nga një marrëdhënie kur jeni më të rinj. Me të vërtetë e vlerësoj atë kohë për mua dhe pse nuk e mendoja këtë gjë në atë kohë.”
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...