Se Instagrami është kthyer në një biznes marketingu nga shumë njerëz, sidomos vajza kjo dihet.
Po tani s’ka më postime të pakontrolluara e të padeklaruara nga këto vajza që kanë mijëra e miliona ndjekës dhe quhen ‘inuencere’.
Ato postojnë produkte të markave të ndryshme në këmbim të pagesës duke u sugjeruar ndjekësve të tyre ti përdorin ato. Dhe shembulli më i mirë i efektivitetit të këtyre produkteve është trupi i këtyre vajzave, okët e tyre me shkëlqim, lëkura e pastër, etj. Ikona të Instagramit si motrat Kardashians, Sofia Vergara, Elizabeth Olsen, etj, fitojnë miliona nga kjo gjë, shkruan tiranapost.
Edhe në trojet shqiptare ka shumë vajza jo vetëm të famshme, si Armina Mevlani, Jonida Maliqi, Zaimina Vasjari, Agensa Vuthaj, Alketa Vejsiu apo dhe blogger-e që fitojnë të ardhura nga reklamimi i produkteve në Instagram.
Mirëpo, sipas një artikulli të ‘The Guardian’, kjo mënyrë marketingu ( e padeklaruar) po fuqizohet shumë duke u kthyer në një kërcënim për rregullat e reklamës, biznesit, por edhe shëndetit të konsumatorëve, gjë që i ka detyruar autoritetet të nisin marrjen e disa hapave frenues.
Organet për mbrojtjen e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar janë duke shtuar masat ndaj ‘inuencereve’ të Instagramit në përpjekje për të vënë nën kontroll një biznes shumë të fuqishëm që po zhvillohet në mediat sociale.



Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...