Muzika e papublikuar e Beyonces, bashkë me pamjet dhe planet e shfaqjeve, janë vjedhur nga një makinë në Atlanta, sipas policisë.
Automjeti ishte marrë me qira nga koreografi i artistes dhe një balerin, javën e kaluar. Por më 8 korrik, pak para se ajo të ishte gati të fillonte katër ditë shfaqjesh në qytet, xhami i pasmë i veturës u thye dhe u vodhën dy valixhe.
Dy laptopë MacBook, kufje Apple dhe rroba luksoze mungojnë gjithashtu, së bashku me pesë flash drive-et që përmbajnë këngët e reja, transmeton Klankosova.tv.
Një urdhër arrest është lëshuar për një të dyshuar, por identiteti i tij është mbajtur i fshehtë.
“Gjurmë të lehta” janë zbuluar në vendngjarje dhe grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...
Parashikimi i motit në Shqipëri
ShBA thotë se vrau dy persona në sulmin ndaj një anijeje të ...
Protestohet sot kundër propozimit për shtrenjtimin e rrymës
27 vjet nga konferenca e Rambujesë