Modelja e njohur Victoria Beckham është nderuar me dekoratën e Mbretërisë së Bashkuar për të arriturat në industrinë e modës dhe punë humanitare.
Ajo ka marrë dekoratën në një ceremoni solemne në Pallatin Buckingham. Dekoratën modeles 43-vjeçare ia ka ndarë princi William.
Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi ish-anëtares së grupit të njohur “Spice Girls”, ishte edhe bashkëshorti i saj David Beckham, i cili këtë dekoratë e kishte marrë në vitin 2003.
Victoria është shprehur e nderuar me titullin prestigjioz, duke thënë se rol të madh në karrierën e saj ka luajtur edhe bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur anglez, David Beckham.
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë