Diellza Kolgeci ka 48 orë që është bërë nënë e një vajze.
Ish-missi shqiptar dhe partneri i saj, ish-basketbollisti i Prishtinës, Fisnik Rugova kanë pagëzuar vajzën e tyre me emrin Helena, shkruan portali arbresh.info.
Vetëm pak ditë pas lindjes, modelja ka arritur të rikthejë format trupore dhe i ka shokuar të gjithë me foton e fundit.
Diellza shfaqet e veshur me të zeza teksa pozon para pasqyrës dhe në sy bien linjat trupore dhe barku i sheshtë.

Modelja nuk e ka bërë ende të ditur si arriti të rikthente format kaq shpejt dhe me siguri pas kësaj fotoje të gjitha vajzat janë bërë kurioze.
Ndryshe, Diellza dhe Fisniku tash e sa kohë janë të lidhur dhe thuhet se po planifikojnë edhe të martohen. /arbresh.info/
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...
Çmimet e biletave të Botërorit rrezikojnë të dalin jashtë ko...
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari t...
Stephan Lichtsteiner do të jetë trajneri i FC Basel
Fjala e plotë e Ramës në parlamentin izraelit
Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për ...