Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim surprizë në spektaklin e së shtunës, ku këngëtari i ri Riki Sllamniku u largua nga gara pas vetëm katër ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një televotim të hapur gjatë spektaklit, ku të gjithë 19 banorët ishin të nominuar, Riki ishte i eliminuari i dytë i mbrëmjes, pas Tiri Gjocit, i cili u largua më herët.
Pavarësisht qëndrimit të tij të shkurtër, Riki nga Kosova arriti të lërë një përshtypje të mirë brenda shtëpisë, duke krijuar lidhje me disa prej banorëve dhe duke sjellë një energji të re në format.
Megjithatë, publiku vendosi që rrugëtimi i tij të përfundonte shpejt.
Eliminimi i tij shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku fansat shprehën zhgënjimin e tyre për largimin e parakohshëm të këngëtarit të ri.
Big Brother VIP Albania vazhdon të sjellë surpriza, ndërsa gara bëhet gjithnjë e më e fortë me çdo spektakël të ri. /Telegrafi/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...