Konfirmohet se ylli i ‘K-Pop’, Yohan ka vdekur në moshën 28-vjeçare.
Artisti koreano-jugor, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jeon-hwan, ka vdekur të martën më (16 qershor), shkruan Daily Mail transmeton portali arbresh.info
Ai ishte anëtar i bendit të njohur TST (i njohur si Top Secret), të cilët lansuan këngën e tyre të fundit në janar të këtij viti.
Arsyeja e vdekjes së tij akoma nuk është zbuluar.
Lajmi po ashtu u konfirmua edhe nga ‘KJ Music Entertainment” në një deklaratë të dhënë për mediat atje, “Ne jemi shumë të mërzitur për të dhënë lajmin e hidhur. Më 16 qershor, anëtari i TST ka lënë këtë botë”.

Yohan fillimisht u bë i njohur në vitin 2016 si anëtar i grupit NOM, më pas u bashkua me TST (Top Secret) në 2017.
TST publikoi albumin e katërt, “Countdown” në janar të vitit 2020 dhe grupi i tyre kanë qenë mjaft të zënë duke e provomuar gjatë muajve në vijim.

Fansat kanë lënë komente të ndryshme në Instagramin e TST, ndërkohë që ndanë një fotografi të Yohan duke festuar ditëlindjen e tij më 16 prill. /arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...