Bota e muzikës ka marrë një lajm të hidhur.
Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare Lys Assia, fituesja e parë e festivalit evropian të muzikës, Eurovision.

Këngëtarja zvicerane ka fituar çmimin e parë në vitin 1956 me këngën “Refrain” ndërsa është paraqitur edhe në dy raste të tjera.
Assia ka vdekur gjatë orëve të vona të ditës së djeshme në spitalin Zollikerberg në Cyrih.
Eurovizioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe se organizatorët e festivalit kanë planifikuar homazhe në kujtim të saj.
Në moshën 87 vjeçare ajo vendosi të kthehet në garë dhe u përpoq – pa sukses – të përfaqësojë Zvicrën në 2012 dhe 2013.
Theksojmë se Lys karrierën e filloi si balerinë para se ti përkushtohej përjetësisht botës së muzikës. /Telegrafi/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...