Aktorja Shannen Doherty, e cila u bë e famshme si Brenda Walsh në serialin televiziv “Beverly Hills, 90210″, ka vdekur të shtunën, në moshën 53-vjeçare, pas një betejë të gjatë me kancerin.
Publicistja e saj e gjatë Leslie Sloane konfirmoi “me zemër të thyer” për ‘People’ të dielën: “Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pasi luftoi me sëmundjen për shumë vite.”
Shannen Doherty (në qendër) me yjet e saj nga “Beverly Hills, 90210”
Dhe më tej shtoi ajo: “Vajza, motra, tezja dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur dhe qeni i saj Bowie. Familja kërkon privatësinë e tyre në këtë moment, në mënyrë që të mund të pikëllohen në paqe”.
Aktorja u diagnostikua me kancer në gji në vitin 2015, por gjendja e saj doli në dritë vetëm më vonë kur ajo paditi ish-menaxherin e saj për keqmenaxhimin e parave të saj dhe gjoja se kishte lënë të skadonte sigurimi i saj shëndetësor./rtk
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...