Kanë kaluar gati tetë vjet që aktorja e njohur latine Adela Noriega është shfaqur në publik.
Ajo është një nga artistet më të suksesshme të Televisa.
Aktorja është bërë e njohur dhe në Shqipëri.
Për jetën e aktores dihet fare pak.
Disa të afërm kanë thënë që aktorja ka sjellë në jetë një djalë dhe është zhvendosur në Kolumbi.
Gjithashtu u tha se ajo jeton nën një depresion të thellë , pasi producentët nuk i kanë ofruar më role protagoniste.
Kohët e fundit qarkulluan thashetheme se aktorja është ndarë nga jeta para disa javësh, viktimë e një anoreksie ekstreme.
Këto thashetheme u përgënjeshtruan më vonë pas reagimit të aktores, e cila pohoi se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.


Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë