Sipas disa informacioneve, aktori 62 vjeçar Haldun Boysan, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të serialit televiziv “Maria ile Mustafa”, i cili thuhet se kishte sulm në zemër në hotelin ku po qëndronte.
Boysan u dërgua në spital nga një ambulancë pasi ekipi njoftoi gjendjen e tij.
Aktori nuk arriti të mbijetonte pavarësisht ndërhyrjeve që iu bënë në spital.
Kush ishte aktori turk, Haldun Boysan?
Haldun Boysan lindi më 6 korrik 1958 në Ankara. Ai është i diplomuar në Kolegjin TED Ankara.
I njëjti punoi në Teatrin e Artit të Ankarasë dhe Teatrin e Qytetit të Stambollit.
Në 1999, ai fitoi ‘Çmimin e Aktorit më të Mirë’ në Festivalin e 11-të të Filmit në Ankara për interpretimin e tij në filmin ‘Gemide’.
Haldun Boysan ishte një tifoz i zjarrtë i ‘Beşiktaş’.
Artisti ishte shfaqur në shumë seri televizive dhe filma.

Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...