Përsëri së bashku – falë Princit Uilliam.
Duka i Cambridge dhe Princi Harry, së bashku me gratë e tyre, Princeshën Kate dhe Meghan Markle, janë ribashkuar për të nderuar gjyshen e tyre Mbretëreshën Elizabeth II.
Uilliam dhe Kate, ecën së bashku me Princin Harry dhe Meghan Markle për të nderuar turmën në rrugët e Windsor, transmeton portal arbresh.info
“Uilliam ftoi Harryn dhe Meghan që t’i bashkohen”, tha një burim për Us Weekly.
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë me 8 shtator, në pronën e saj Balmoral në Skoci. Ndonëse vëllezërit nxituan të ishin pranë saj para se ajo të ndërronte jetë, asnjëri nga ata nuk arriti në kohë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
Kjo është hera e parë që të dy vëllezërit dhe gratë e tyre shihen së bashku, pasi Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle dhanë disa intervista, në të cilat folën kundër rregullave mbretërore dhe pritjes dhe paragjykimeve që i ishin bërë Meghan Markles në kohën kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë./arbresh.info/
https://twitter.com/princessmeghn/status/1568714258996920320
https://twitter.com/princessmeghn/status/1568704231770656773
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...