Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është bërë nënë për herë të parë.
Yllka dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Astrit Pallaska, muajin e kaluar janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë, shkruan portali arbresh.info
Ajo në Instagram ka njoftuar fansat e saj përmes një fotografie të ëmbël, me anë të të cilës zbulon se u bë nënë muajin e kaluar.
Në këtë foto, Yllka shfaq këmbët e vajzës së saj së porsalindur dhe njofton se e ka pagëzuar me emrin, Luiza.

“LUIZA, 10.02.2020”, ka shkruar Yllka në përshkrimin e fotos.
Dyshja përndryshe janë njohur shumë vite më parë me njëri-tjetrin, teksa përveç dashurisë ata i bashkon edhe muzika, pasi Astriti njihet edhe si autor i një prej këngëve më të famshme të saj, me titull “Dhe të dua ty”. / arbresh.info/
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi