Vajza e divës Beyonce dhe reperit Jay-Z rrëmbeu të gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në tribuna gjatë një ndeshjeje basketbolli të NBA dhe fansa të shumtë e kanë komentuar ngjashmërinë e madhe me nënën e saj.
Jay Z e kishte marrë vjazën 10-vjeçare, Blue Ivy Carter, në ndeshjen e finales së NBA, ndërsa kësaj radhe ajo e mori vëmendjen nga babai i saj i famshëm.
Blue Ivy ishte ulur me të atin pranë parketit, e veshur me të zeza, por ngjashmëria me nënën ishte ajo që shkaktoi një ortek komentesh në rrjetet sociale.
beyoncé and blue ivy are literally twins. pic.twitter.com/0BpnKhKsyW
— Beytan Team (@BeytanTeam) June 14, 2022
Një sërë postimesh i janë kushtuar dukjes së saj dhe disa kanë pyetur veten nëse ka mundësi që ajo t’i ngjajë kaq shumë këngëtares duke krahasuar një fotografi të divës nga viti 2007 me atë të vajzës së saj.
Blue Ivy ka lindur në janar të vitit 2012, dhe ndërsa më herët ngjante më shumë me babanë, ndryshimi i saj gjatë rritjes ka ngjallur veçanërisht interes publik për ngjashmërinë me Beyonce. /arbresh.info/
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...