Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është treguar gjithnjë krenare për origjinën e saj.
Ajo e ka cekur në shumë intervista se është e lumtur që ka prejardhje nga prindër shqiptar, teksa ka cituar babanë e saj, Dukagjinin dhe nënën e saj si një ndër njerëzit më meritorë për atë që ajo është sot, shkruan portali arbresh.info
E pikërisht sot prindërit e Duas festojnë përvjetorin e martesës.
Ajo në profilin e saj ndau një foto të nënës dhe babait të saj në fillet e lidhjes së tyre dhe i përgëzoi për dashurinë e pa shterur që ata kishin ndër vite.

“Sot është përvjetori i 25-të i martesës së prindërve të mi, dashuria më e fortë që kam njohur”.
“Don’t Start Now” përndryshe u lansua më 1 nëntor dhe është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili i plotë pritet të publikohet më 3 prill.
Kënga ka kaluar shifrën e 170 milionë klikimeve në platformën zyrtare të Duas në YouTube. /arbresh.info/
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...