Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, së fundmi, ka njoftuar se do ta publikojë në rrjetin e saj social në Facebook, emisionin e plotë me mysafirin teologun Drilon Gashi.
Kjo pasi televizioni publik nuk ia lejoi transmetimin e këtij emisioni.
“Miq të mi. Emisionin e plotë “Shoë i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër ketu në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër ? Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen “, ka shkruar Ismaili në Facebook./Arbresh.info/
Për këtë ka reaguar dhe mysafiri i ftuar në këtë emision, teologu Drilon Gashi.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...