Në një televotin me të vërtetë të vështirë bashkë me Meritonin dhe Eglën, mbrëmë (e shtunë), shtëpinë la Ilnisa.
Kur mbërriti në studio, moderatoja kërkoi ndjesë dhe tregoi pengjet e saj për lojën në Big Brother VIP Albania.
“I kërkoj ndjesë për ndonjë rast keqkuptues dhe kjo është normale, ti jë presion, ti copëtohesh, do apo nuk do edhe e humb ekuilibrin.” – u shpreh Ilnisa.
Më tutje ish-banorja tha: “Ndoshta mund të jetë bërë klishe ky fitimi i Big Brother që e kemi ndier gjithë këto vite, por unë fitova gjënë më të bukur në botë, dashurinë”.
Ndërsa kur u pyet nga Ledioni nesë ishte penduar për ndonjë gjë. Ilnisa përgjigjet: “Kam pengjet e mia, kam mënyrën se si u përfshiva më shumë se duhet, por unë jam tip emocional dhe pasionant, dhe nuk ndaloj dot, ndoshta kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta.
“Unë humba, por fitova mjaftueshëm” ishin fjalët prekëse të Ilnisës, sa i përket lojës, por edhe lidhjes me Meritonin. /Telegrafi/
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...