Ditën e djeshme i habiti të gjithë me super dhuratën qe i kishte bërë partnerit të saj Travis Scott për 26-vjetorin e tij dhe mesa duket Kylie Jenner e ka vendosur që këto kohë të jetë fuqishëm në vëmendjen e publikut.
Paparazët e kanë kapur mat yllin e showbizz-it me një detaj të ri që lë goxha hapësira për spekulime.
Të shtunën teksa ndodhej në Calabasas, pasi doli nga argjendaria Polacheck’s të gjithë u habitën nga unaza e stërmadhe me diamantë që Kylie mbante në gishtin e fejesës të dorës së majtë.
Të jenë fejuar në një ceremoni private Kylie me partnerin e saj Travis Scott, apo kjo unazë me diamante është thjesht një dhuratë nga ato që vetëm yjet e showbizz-it dinë të bëjnë?Intv.al

Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...