Duka i Sussex ka udhëtuar ditën e sotme drejt Amsterdamit për të lajmëruar hapjen e fondacionit të tij më të ri të quajtur ‘Travalyst’.
Gjatë fjalimit, Princi Harry ka pohuar se gjatë kësaj vere kanë përdorur avionin e tyre privat për dy udhëtime. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tyre të shkruajnë se ata i shkaktojnë dëme natyrës për tekat e tyre. I vendosur në pozitë, Harry ka vendosur të flasë rreth kësaj çështjeje.
“Unë shpenzoj 99% të jetës sime duke udhëtuar me avionë ekonomike. Me raste, duhet të ketë një mundësi bazuar në një rrethanë unike, që të sigurohem që familja ime është e sigurt. Të gjithë ne mund të bëjmë më mirë ndërkohë që askush nuk është perfekt.
Të gjithë kemi një përgjegjësi për ndikimin tonë individual. Pyetja është çfarë bëjmë ne për ta balancuar”,-është shprehur princi Harry./T Ch/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...