Rozana Radi u shpall finalistja e dytë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4.
E fitues i këtij spektakli për sivjet u shpall këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi – Gjesti.
Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, artistja shqiptare ka folur për eksperiencën brenda këtij reality shou.
“Si e përjetove faktin që çmimi i madh shkoi për dikë tjetër?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Sigurisht që jam ndjerë keq, por unë në jetën time jam mësuar edhe me fitore sigurisht edhe me humbje. Kjo më jep forcë ndoshta në një Big Brother tjetër”, u shpreh ajo
Rozi në ndërkohë u pëlqye tejet shumë për mënyrën se si e bëri lojën në BBVA, duke u kthyer në një personazh edhe më të dashur për publikun.
Ajo ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare e po ashtu edhe e teatrit. /Telegrafi/
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë