Tiffany Trump në mënyrë shumë diskrete po përjeton historinë e bukur të dashurisë me Michael Boulos, i cili është djali e një familje multimiliardere në Nigeri.
Burime pranë vajzës së presidentit amerikan rrëfejnë për “Page Six” se ajo dhe Boulos kaluan së bashku festën e Falenderimeve dhe se ai u prezantua me një pjesë të familjes së saj.
Mendohet se Tiffany dhe Boulos u njohën në ishullin grek, Mykonos, teksa pushonin gjatë muajve të verës. Boulos është rritur në Lagos, qytetin më të madh në Nigeri, për të cilin duket se presidenti Donald Trump nuk ka shumë respekt. Më herët, gjatë vitit teksa fliste për emigrantët që vinin në Amerikë, Trump e cilësoi Nigerin si një “vend m*ti”.
“Tiffany është shumë e lumtur dhe po i mban gjërat me Michael nën kontroll. Ajo fillimisht e prezantoi partnerin e saj me familjen gjatë mbrëmjes së Falenderimeve. Ai është një djalë shumë interligjent dhe vjen nga një familje e mirë.” – u shpreh burime.
Mirëpo, ende nuk e dimë sesi ka reaguar Presidenti Donald Trump për lidhjen e së bijës…

Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...