Fotot e Mozzik së bashku me një vajzë misterioze u shpërndanë menjëherë në rrjet, veçanërisht pasi tha se vajza në fjalë është moderatorja Kiara Tito.
Kjo e fundit ka vendosur të reagojë në lidhje me fotot dhe dyshimet se mes sa dhe Mozzik. Në një postim në Instastory, Kiara shkruan se nuk fotot dhe aludimet nuk janë të vërteta.
“Më kanë ardhur këto foto në dm, gjithashtu po lexoj edhe në portale. Nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale, por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto.”– shkruan mes të tjerash moderatorja.
Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.
Por një tjetër foto po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një Instastory të Mozzik dhe Kiara Tito dhe aludimet se ata mund të jenë në një romancë kanë nisur menjëherë. Bashkëngjitur me storyn e Mozzik shihet edhe një story e Kiara Titos, e cila mban veshur të njëjtin fustan si ‘vajza misterioze’ të cilën publikoi reperi pak ditë më parë.
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë