Data 27 korrik do të shënonte edhe kurorëzimin e dashurisë gati 10-vjeçarë të një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, moderatorëve dhe këngëtarëve të njohur Turjan Hyska dhe Orinda Huta, e cila pushtoi për një kohë të gjatë mediat rozë dhe portalet më në zë në vend.
Por, ndërsa kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga momenti kur Orinda dhe Turi i thanë ‘’po” njëri-tjetrit, ky i fundit ka rrëfyer një detaj për të cilin rrallëherë flitet në televizion, por që i bën kureshtarë të gjithë.
I ftuar në programin ‘’Shiko kush LUAN”, Turi më në fund i është përgjigjur pyetjes ngacmuese të Luana Vjollcë se sa lekë i kanë hedhur në dasmë. “5 mijë euro ka qenë shumë më e madhe që më kanë hedhur në dasmë” – ka treguar Turi, ndërsa ka shtuar se shuma më e vogël ka qenë 30 mijë lekë”. Nuk dihet kush kanë qenë më dorëlëshuarit e dasmës, por gjykuar nga shuma kuptohet se janë të afërt me çiftin.
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...