Tuna tregon trupin perfekt pas lindjes së djalit

12:16 | 11 Qershor 2021

Artistja e njohur nga Shkupi, Tuna ditë më parë u bë nënë për herë të dytë.

Derisa kanë kaluar vetëm pak javë që nga lindja e djalit, këngëtarja përmes imazheve të fundit që ka publikuar në InstaStory tregon se si duket fiziku i saj, shkruan portali arbresh.info

Ajo shfaqet në formë të mirë dhe siç shihet ka arritur t’i rikthejë linjat trupore menjëherë.

Tuna duket se po shijon jetën si nënë beqare, pasi po vazhdon t’i rrisë e vetme të dy fëmijët.

Tuna ndërkaq u bë nënë për herë të parë më 9 maj, gjersa ky është fëmija i dytë i saj me Patris Berishën. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara