Këngëtarja nga Shkupi, Tuna po rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj të Instagramit ku edhe ka publikuar disa imazhe që duket se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.
Teksa dukej në formë të mirë e shtrirë në një vaskë, ajo që mori vëmendje ishte komenti i ish-partnerit dhe ish-bashkëpunëtorit të saj Cozman.
Sipër fotos, reperi i njohur ka lënë dy ‘emoji’ të stuhisë dhe bombës duke përforcuar edhe më shumë zërat që dyshja po vijnë me një projekt të përbashkët.

Përndryshe, Tuna dhe Cozman përgjatë asaj kohe ishin edhe një prej çifteve më të komentuara në media rozë. /arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...