Një ish modele e Playboy ka treguar se si ajo e shikonte presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump teksa kryente marrëdhënie seksuale me mikeshën e saj më të mirë.
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur gruaja e Trump, Marla Maples ishte shtatzënë me vajzën Tiffany, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Modelja gjermane Elke Jeinsen tha se ishte me shoqen e saj më të mirë, Barbara Moorë në Nju Jork në vitin 1993, kur Trump i ftoi dy bukuroshet bjonde në apartamentin e tij luksoz.
Jeinsen zbuloi se pas një darke të bollshme dhe pas disa gotave shampanjë, Trump e ftoi atë në dhomën e gjumit.
Ajo ka pretenduar se ka shikuar mikeshën e saj të kryerë marrëdhënie intime me presidentin aktual të SHBA-ve.
“Unë po qëndroja ulur përderisa ata po bënin lojra seksuale”, ka deklaruar ajo.
“Ata edhe kanë kryer marrëdhënie, përderisa unë i shikoja”, shton ajo.
Pretendimet vijnë në mes të një “stuhie pretendimesh”, pasi ish pornostarja Stormy Daniels ka akuzuar Donald Trump se ka kryer marrëdhënie intime me të./Arbresh.info/




Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...