Mediat e huaja po raportojnë se Travis Scott, është larguar në lista e performuesve të festivalit muzikor “Coachella 2022”.
Kjo vjen pas tragjedisë së muajit të kaluar e cila ndodhi në festivalin e reperit “Astroworld”, dhe ku mbetën të vdekur 10 persona e qindra të tjerë të lënduar.
Sipas raportimeve të fundit, Jim Curtis, menaxher i shërbimeve komunale të qytetit Indio, ku mbahet festivali tradicional, ka deklaruar se Scott nuk do të performojë në edicionin e ardhshëm të festivalit.
Edhe revista “Variety” ka bërë të ditur se reperi i njohur amerikan është larguar përfundimisht nga lista e yjeve që do ta kryesonin këtë ngjarje muzikore. Sipas tyre, organizatorët e “Coachella” i kanë thënë agjentes së Scottit, Cara Lewis, se po planifikojnë ta largojnë reperin nga lista e performuesve dhe se janë të gatshëm ta paguajnë një shumë të nevojshme për anulimin e koncertit të tij.
Megjithëkëtë, konfirmimi zyrtarë dhe përfundimtarë i këtij lajmi mbetet të bëhet nga “Goldenvoice”, kompania prapa organizimit të festivalit “Coachella”, apo nga zëdhënësit e reperit.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri