Ajo hyri në ligën e yjeve katër vjet më parë kur luajti rolin e gruas së Leonardo DiCaprios në ‘Wolf of Wall Street’.
Por, Margot Robbie ishte e panjohshme nga ajo që jemi mësuar ta shohim, gjatë xhirimeve të filmit Mary Queen of Scots në Londër, transmeton portali arbresh.info.
Pa shenjën dalluese të biondes dhe buzët e kuqe, ajo është kthyer në kokëkuqe me ballë të gjerë dhe fustan të kohës së Elizabetës I.
Ylli australian dukej si vetë Mbretëresha e Tudorëve dhe gati për të hyrë në karakterin e rolit të saj të ri.
Robbie që u zgjodh si femra më seksi për vitin 2017, u martua me regjisorin e filmave Tom Ackerley./Arbresh.info

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër