Tom Hanks i befasoi shikuesit e Saturday Night Live kur ai hyri si nikoqir i një episodi të veçantë në shtëpi të shtunën natën (11 Prill).
Aktori, i cili kohët e fundit u rikuperua nga Covid-19, mbajti monologun e hapjes, duke pranuar se “është momenti i çuditshëm të përpiqesh të jesh qesharak” – por duke shprehur optimizëm për pjesën tjetër të programit, transmeton portali arbresh.info.
Ai u bashkua më vonë nga Chris Martin, i cili veproi nga distanca si mysafiri muzikor i mbrëmjes.
“Qysh kur u diagnostikova, unë kam qenë më shumë si babai i Amerikës se kurrë më parë”, tha Hanks.
Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson ishin të dy në Australi kur rezultuan pozitivë për koronavirus muajin e kaluar. Tani janë kthyer në shtëpi./arbresh.info/
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, u theksua nevoja p...