Aktori turk shumë i dashur për shqiptarët, do të vizitojë sërish Kosovën.
I bërë i njohur për rolin e ‘Qënarit’ dhe edhe më i dashur kur u bë dhëndër i shqiptarëve, aktori turk Tolgahan Sayisman do të vizitojë sërish Kosovën.
Ai do të vijë të mërkurën bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Almeda Abazin dhe djalin e tyre Efehan,
Ata do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp në ora 11:00, ku do të zbulojnë edhe arsye e vizitës së tyre.
Por, mësohet se ata po bijnë për një projekt shumë të madh, për detajet e të cilit do të mësohet në konferencën e cila do të mbahet në Ministrinë e Kulturës.
Familja gjatë ditës do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit.


Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...