Fundviti është koha në të cilën artistët tanë sjellin më së shumti projekte të reja.
E meqenëse jemi në periudhë festash, edhe këngëtarja Teuta Selimi ka menduar t’i befasojë fansat e saj me një këngë të re, shkruan lajmi.net.
Është kjo kënga “Akull” të cilën këngëtarja e ka publikuar gjatë ditës së djeshme. Projekti është i zhanrit baladë, për tekstin është përkujdesur Muma, për muzikën Alfred Sula, është prodhuar nga AS Recordin Studion, ndërsa për videon u kujdes MAX Production.
Kujtojmë që vitin e kaluar këngëtarja ka sjellë këngën që mban titullin ‘Probleme’ dhe e kishte publikuar pikërisht në prag të festave./Lajmi.net/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran