Tenori kosovar me famë botërore Ramë Lahaj, ka shkruar sërish për vdekjen e nënës së tij, por këtë herë ka falënderuar të gjithë ata që i shprehën ngushëllime.
Lahaj përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se ndihet i bekuar me kujdesin e njerëzve, teksa thotë se i është lehtësuar dhimbja tej mase, shkruan arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Fort të dashtunit e mi,
Në një dhimbje si kjo e nanes, ngushëllimi i miqëve qenka prej ma t’rëndësishmëve. Kam marr pa fund mesazhe mgushllimi. Ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Në varrim edhe pse ishte tej mase nxetë erdhët shumë prej jush. I bekuem me kujdesin që treguat.
Do ta kem t’pa mundun të ju pergjigjem gjithsejcilit prej jush, por këtu po ju them, që ma keni lehtësu tej mase dhimbjen.
Gëzofshi veç të mira ju e ma t’dashtunit tuaj.
Rame
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...