Reperja e njohur, Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Këtë herë, reperja ka ardhur në një bashkëpunim me artistin e ri, Gesko.
Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “S’du me ni”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me një klip të veçantë.
Tayna u shfaq atraktive në disa veshje të ndryshme, teksa dukej tejet atraktive dhe në formë të mirë.
Ndërsa, sa i përket realizimit të këngës, për tekstin dhe melodinë u kujdesën Tayna dhe Gesko, ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.
Klipi iu besua produksionit ‘Sekuencë’, teksa producent ekzekutiv është Rinor Hykolli.
Kujtojmë që kjo këngë vjen, pas bashkëpunimit që Tayna muaj më parë solli me Cricket dhe mban titullin “Pijetore”.
Ndërkohë, përveç kësaj, Tayna gjithashtu ka paralajmëruar se albumi i saj i parë në karrierë “Biploar” do të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...