Ditë më parë, Tayna dhe Mozzik e publikuan videoklipin e këngës “Edhe ti” që menjëherë u shndërrua në hit duke u dëgjuar në masë të madhe në të gjitha platformat muzikore.
Në ndërkohë, reperja është kujdesur që të joshë me dukjen e saj në videoklipin muzikor që është pritur shumë mirë nga fansat e dy këngëtarëve, shkruan portali arbresh.info
Tayna ka vendosur që të largohet për disa ditë në Los Angeles për të pushuar dhe për të shijuar suksesin e bashkëpunimit të fundit me reperin.
Në një foto të postuar në instagram Tayna shfaqet sensuale në një kabinë telefonike me një telefon në dorë.
Krahas fotos ajo shkruan: “Personi që keni kërkuar momentalisht nuk do t’ja dijë fare”.

Ajo që na ra në sy është komenti i Mozzik i cili i përgjigjet këngëtares duke i shkruajtur: “Personi që po kërkoni është duke thyer rekorde”, ndërsa e shoqëron komentin me një zemër të kuqe.
Ndryshe, videoklipi i këngës “Edhe ti” u lansua më 22 janar dhe që në ditët e para të publikimit u prit shumë mirë nga fansat dhe u shndërrua në hit. /arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...