Repartistja e njohur Tayna ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor, “Thana”, këngë kjo që po tërheq vëmendje jo vetëm për stilin e saj unik, por edhe për mesazhin e thellë që përçon.
Përmes një reagimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka ndarë me ndjekësit ndjesitë dhe simbolikën që qëndron pas këtij projekti, duke e përshkruar si një rikthim tek rrënjët dhe forca e trashëguar nga të parët.
”‘Thana’ nuk është thjesht një këngë për mua — është një udhëtim drejt rrënjëve tona më të lashta. Çdo skenë e xhiruar në Shqipëri është një rikthim tek natyra e egër, tek forca femërore dhe tek magjia që kemi trashëguar nga ilirët. Shqipëria, me malet, lumenjtë dhe natyrën e saj të paprekur, mishëron shpirtin e Thanës. Me këtë projekt, dua t’i jap zë një fuqie të lashtë që ende pulson në gjakun tonë”, ka shkruar Tayna.
Videoklipi i realizuar në natyrën shqiptare është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë vlerësuar estetikën vizuale dhe mesazhin e fuqishëm të projektit.
Me “Thana”, Tayna sjell jo vetëm muzikë, por edhe një ndjenjë krenarie dhe lidhjeje me identitetin kulturor.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim