Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore.
Ajo këtë vit pati ulje dhe ngritje në karrierë për shkak të disa problemeve me ish-menaxhmentin e saj.
E së fundmi, bukuroshja nga Prizreni ka bërë një shkrim në rrjete sociale, duke reflektuar në gjithë gjërat që i kanë ndodhur.
“Unë jam prova se kur Zoti dëshiron që ti të fitosh, asgjë nuk mund të të ndalojë. Unë jam mirënjohës për të gjitha gjërat që më ka mësuar jeta dhe për rritjen që erdhi me të këto vitet e fundit”, u shpreh ajo.
Tutje, theksoi: “Dhe më besoni, kam menduar të heq dorë shumë herë, por e dua muzikën, e dua veten dhe i dua njerëzit që frymëzojnë. Nëna ime rriti një luftëtare. Ka qenë një udhëtim dhe të mendosh se ky është vetëm fillimi…”.
Ajo përgjatë kësaj kohe solli projekte të shumta që morën miliona klikime në YouTube.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) momentalisht po vazhdon karrierën si artiste e pavarur. /Telegrafi/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK