Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e rrymës

07:13 | 21 Prill 2026
E.H

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme do të mblidhet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca përbëhet vetëm nga një pikë e rendit, dhe ajo për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen në sallën plenare me fillim nga ora 11:00.

Shpërndaje në rrjete sociale