Sukseset e reperes së njohur shqiptare, Tayna, nuk kanë të ndalur, tashmë duke kaluar kufijtë e trojeve shqiptare, shkruan Indeksonline.
Për sukseset që po korrë reperja, tanimë po shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.
Kohët e fundit, Tayna ka arritur që të “pushtojë” ballinën e revistës gjermane “Life” për muajin tetor.
E këtë sukses ajo e ka ndarë me fansat në llogarinë e saj në Instagram.
Revista gjermane “Life” në llogarinë e saj në Instagram ka shkruar : “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane! “

Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...