Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar duke mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Në reagimin e saj, AAK e cilëson këtë kërkesë si legjitime dhe në përputhje me të drejtat themelore të studentëve shqiptarë. Partia thekson se përdorimi i gjuhës amtare në arsim është një e drejtë e garantuar dhe thelbësore për barazi.
AAK u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut që të reagojnë pa vonesë dhe të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke respektuar të drejtat e shqiptarëve të përcaktuara edhe me Kushtetutë.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...