Taylor Swift ka dhuruar 5 milionë dollarë për të prekurit nga uraganet Helene dhe Milton. CEO e Feeding America, Claire Babineaux-Fontenot lëshoi një deklaratë të mërkurën, duke konfirmuar donacionin.
“Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës Taylor Swift për dhurimin e saj bujar prej 5 milionë dollarësh. Ky kontribut do të ndihmojë komunitetet të rindërtohen dhe të rimëkëmben, duke ofruar ushqim thelbësor, ujë të pastër dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese.”, thuhet në deklaratë.
Dhurimi i yllit amerikan vjen vetëm disa javë pasi Helene goditi Floridën si një stuhi vdekjeprurëse e kategorisë 4. Helene shkaktoi dëme në 6 shtete amerikane, me përmbytje katastrofike dhe shumë të vdekur.
Së fundmi, Florida u godit nga një tjetër uragan “Milton”, i konsideruar si “stuhia e shekullit”./abcnews.al
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...