Futbollisti Taulant Xhaka sot feston ditëlindjen e 29-të.
Ditë më parë mori për herë të parë epitetin baba, partnerja e tij, Arbnora solli në jetë një djalë, shkruan portali arbresh.info
Djalin e quajtën Klevis, e ai është njëherësh dhurata më e bukur për këtë ditëlindje të Taulantit.
Xhaka postoi një foto të djalit në Instagram dhe thotë se Zoti dhe Arbnora i dhanë dhuratën më të bukur këtë vit.

“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishte ti djali im. Faleminderit që më ke bërë babanë tënd. Ju keni një nënë të bukur të bukur, një baba që do t’ju mbrojë përgjithmonë. Unë ju dua dhe nënën tuaj pa kushte”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që çifti Xhaka e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të këtij viti. / arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan