Sunny Hill Festival ka njoftuar se prej sot ka filluar me shitjen e biletave për edicionin e ri të festivalit, i cili këtë vit mbahet më 4,5,6 dhe 7 gusht. Biletat për Sunny Hill Festival mund të blihen KËTU.
Grupi i parë i biletave në shitje është ai i “Believers” që janë biletat e para me çmimin më të lirë, për t’i shpërblyer të gjithë pjesëmarrësit që besojnë në festivalin Sunny Hill dhe emrat e mëdhenj të artistëve global që ky festival i sjell çdo vit, pa i zbuluar emrat e performuesve në këtë fazë.
Në këtë edicion, Sunny Hill Festival e ka shtuar edhe një natë shtesë në festival, duke e zgjeruar festivalin në katër net në total, nga tre sa ishin në edicionet e mëparshme, duke e rritur numrin e performancave dhe artistëve që do të jenë në skenën e Sunny Hill këtë vit.
Sunny Hill Festival është festivali më i madh në Kosovë dhe festivali më i rëndësishëm në rajon për nga emrat e artistëve që i sjell për çdo edicion në Prishtinë. Në edicionet e kaluara, Sunny Hill Festival ka sjell emra të mëdhenj të artistëve botëror në Prishtinë duke përfshirë Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, Meduza, Generik DJ, Grace Carter, SG Lewis, Stanaj, Coltrane, Merk & Kremont, Klangkarusell, dhe emrat më të njohur të artistëve lokal nga të gjitha trojet shqiptare dhe artistë të tjerë shqiptar që jetojnë në diasporë.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...