Studentët në Universitetin e Kopenhagës do të kenë mundësi që ta mësojnë lëndën “Beyonce”.
Lënda do të ligjërohet në mënyrë të ngjashme si lëndët tjera nga kultura, siç është opera, ndërsa interesimi për të mësuar për punën e divës amerikane të muzikës është shumë i madh, saqë ligjëratat janë zhvendosur në një sallë më të madhe.
“Do t’i analizojmë këngët e saja dhe videoklipet, ndërsa do të fokusohemi te gjinia, seksualiteti dhe rasa”, ka thënë profesori Erik Steinskog.
Ai po ashtu ka shtuar se Beyonce Knowles është shumë e rëndësishme për ta kuptuar botën në të cilën jetojmë, sepse është njëra prej këngëtareve më të mëdha të muzikës pop.
Universiteti i Kopenhagës nuk është i pari që në programin shkollor përfshin mësimin e muzikës së 36 vjeçares. Para disa vitesh këtë e ka bërë edhe Universiteti Rutgers në New Yersey.

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës