Këngëtari Stine dhe partnerja e tij, Graciela, u ndanë vitin e kaluar, ndërsa u ribashkuan sërish.
Duke qenë se ishin të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, dyshja kanë folur për herë të parë për lidhjen e tyre, ndarjen dhe ribashkimin.
Loja me tabela i vuri Stinen dheGracielën përballë pyetjeve që zbuluan diçka më shumë për publikun. Vendimin për tu ndarë si dhe atë për tu ribashkuar e morën të dy, pasi si Stine ashtu dhe Graciela ngritën tabelat kur këto pyetje u bënë.

Graciela rezultoi të ishte më xheloze në lidhje, teksa po kjo e fundit është ajo që do më shumë vjehrrën.
Siç dihet, çifti janë prindër të një vajze të quajtur Estia e cila sipas tyre i ngjason Stines në pamje. Babi Stine dëshiron që e vogla e tij të bëhet çfarë të dojë kur të rritet përfshirë këtu edhe këngëtaren.
Të dy ranë dakort se: e duan marrëzisht njëri-tjetrin edhe pse zihen, mbarojnë pas tjetrit si dhe e kanë nuk u pëlqen kur i pyesin: “Po ju sikur u ndatë një herë?”. /Telegrafi/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij