Sot një vit nga vdekja e regjisores Burbuqe Berisha

10:58 | 27 Tetor 2022

Sor më 27 tetor, janë bërë 1 vit që kur ka ndërruar jetë regjisorja Burbuqe Berisha.

Ajo vdiq në vendin e punës, në Ministrinë e Kulturës.

Burbuqe Berisha ishte drejtoreshë artistike e festivalit “Prishtina Internacional Theater Festival”. Ajo ishte fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar.

Në vitin 2019 Berisha u shpall fituese e Çmimit Kombëtar për Kinematografi.

Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000” etj.

Kurse, nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, etj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale