Qytetarët e Kosovës duket se gjithashtu janë fiksuar me Big Brother VIP Albania, “reality show” ky që mbahet në Shqipëri.
Në hulumtimin e realizuar nga “UBO Consulting”, ka rezultuar që rreth 90 për qind e qytetarëve të anketuar që e shikojnë Big Brother VIP Albania, e kanë Luiz Ejllin të preferuarin e tyre.
Në matjen e opinionit publik, rreth kësaj çështje kanë marrë pjesë 1 mijë e 65 qytetarë.
“Rreth 90% e të anketuarve që shikojnë Big Brother Albania VIP kanë zgjedhur Luiz Ejllin si të preferuarin, i cili del të jetë dukshëm banori më i pëlqyer për publikun kosovar. Matja është realizuar në periudhën 6 deri 14 mars, 2023”, thuhet në njoftimin e kompanisë që ka kryer hulumtimin.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar