Një nga hitet e vitit të kaluar, që vazhdon edhe sot e kësaj dite të na shoqërojë në ditët më të lumtura është padyshim “Skifterja e Zemrës” e Bes Kallakut dhe Klajdi Harunit.
Edhe pse në shtator bëhet plot 1 vit që prej publikimit, kënga vazhdon të dëgjohet si të ishte publikuar dje.
Ama, jo vetëm shqiptarët, por edhe fqinjët tanë grekë duket se janë “çmendur” pas skifteres.
Reperi i njohur grek TUS, i njohur në Shqipëri nga bashkëpunimi me Brunon, “Shqiptare” ka risjellë “Skifterja e Zemrës” në versionin grek, të titulluar “Zemra”.
Kënga është në bashkëpunim me Plaza-n dhe sigurisht, i këndohet një vajze shqiptare, të cilën këngëtarët e kërkojnë në Shqipëri.
Ashtu sikur “Skifterja e Zemrës”, edhe “Zemra” do t’ju bëjë për vete që me dëgjimin e parë.
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...